Arbëri

Begolli: Deri në fund prillit, Prishtina me deponi për mbeturina inerte

Drejtori i shërbimeve publike, mbrojtje dhe shpëtim në komunën e Prishtinës, Gent Begolli në një prononcim për emisionin “Ekonomia me Erëzën” në KTV, ka njoftuar se brenda 2-3 ditëve, Prishtina do të ketë deponinë për mbeturina inerte. 

Kjo deponi sipas Begollit do të jetë në periferi të Prishtinës.

“Këto ditë drejtoria e urbanizmit ka caktuar disa lokacione për ndërtimin e një deponie për mbeturinat inerte. Janë tri lokacione, por ende nuk mund t’i bëjmë publike, derisa ne brenda këtyre 2-3 ditëve do të vendosim për lokacionin. Ajo është më se e rëndësishme, sepse do ta mundësonte që Prishtina të jetë shumë më e pastër”, tha Begolli, transmeton koha.net.

Kjo do të jetë deponia e parë për mbeturina inerte në Komunën e Prishtinës.