Pas mbylljes së procesit të votimit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u ka bërë thirrje të gjithë të përfshirëve në procesin e numërimit të kryejnë detyrën me përpikëri. Ai iu bëri thirrje komisionerëve t’i numërojnë pa vonesë votat.
Begaj i falënderoi qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje, derisa tha se ky proces ishte detyrim moral ndaj vendit.
Sipas Begajt, votuesit shqiptarë kanë folur me veprën e tyre, e tash është koha për numërim pa vonesë.
“Falënderoj të gjithë shqiptarët të cilët votuan sot me përgjegjësi e dinjitet, duke përmbushur kështu një të drejtë kushtetuese, por edhe një detyrim moral e qytetar ndaj vendit. Në këtë moment të fillimit të numërimit të votave, si dhe të nxjerrjes së rezultateve, ju bëj thirrje të gjithë të përfshirëve në këtë proces që të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi, ndershmëri e profesionalizëm, duke siguruar e garantuar vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve shqiptarë. Votuesit shqiptarë folën. Është koha që vota e tyre të numërohet drejt dhe pa vonesë”, tha ai.
-
Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë
-
Qytetarët presin ndryshime pozitive, politikanët bënë thirrje të shfrytëzohet e drejta
-
Presidenti Begaj voton: Qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre pa presion
-
Begaj u kërkon ambasadorëve shqiptarë që të punojnë për Kosovën
-
Begaj uron Vitin e Ri: Situata e patolerueshme në veri të Kosovës duhet të marrë fund