Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Begaj e Osmani bisedojnë për zhvillimet në veri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar për bisedën telefonike që ka zhvilluar të dielën me homologen e tij nga Kosova, Vjosa Osmani mbi situatën e tensionuar në veri.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka thënë se me Osmanin kanë biseduar edhe mbi dorëheqjet e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.

“I shpreha shqetësimin presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke pasur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO”, ka shkruar Begaj.

Ai ka theksuar se mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik i Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

 

Artikuj të ngjashëm