Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj apeloi sot udhëheqësve të institucioneve të Kosovës që ta ruajnë qetësinë dhe të vijojnë dialogun me Serbinë. Në një prononcim për mediat nga Kukësi, Begaj foli edhe për situatën në veri të Kosovës.
“Mesazhi im për autoritetet e qeverisë së Kosovës është që të ruhet qetësia, të vazhdohet dialogu, sepse vetëm nëpërmjet dialogut mund të arrihet zgjidhja e problemeve”, tha Begaj. “Situata në tërësi globale e sigurisë është e cënuar. Siç e dini, sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës ka bërë që të çorientohet e gjithë situata e sigurisë edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që unë e vlerësoj që është një situatë e qetë, por shumë e brishtë dhe në çdo kohë mund të këtë tensione”.
Presidenti i Shqipërisë, ka thënë se duhet zgjidhur problemet vetëm me anë të dialogut.
“Ne si shqiptarë, si një komb, duhet të ruajmë qetësinë, duhet të mos biem pre e provokimeve dhe të garantojmë që jemi njerëz qytetarë, nuk duam luftën, por duam paqen dhe duhet të kontribuojmë sa më shumë për zgjidhjen e problemeve vetëm nëpërmjet dialogut”, tha Begaj.
-
Begaj: Kosova të koordinohet me partnerët për situatën në veri
-
Begaj: Mbështesim dialogun me Serbinë, me kujdes ndaj integritetit të Kosovës
-
Begaj uron Vitin e Ri: Situata e patolerueshme në veri të Kosovës duhet të marrë fund
-
Begaj e Osmani bisedojnë për zhvillimet në veri
-
Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë