Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka dënuar kidnapimin e tre policëve kufitarë të Kosovës dje nga Serbia në veri, ndërsa ka bërë thirrje për lirimin e tyre.
Begaj ka konsideruar se kidnapimi i tre policëve në territorin e Kosovës është akt i rëndë për destabilizimin e Kosovës dhe mbarë rajonit.
“E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve të Serbisë për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu, iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme”, thuhet në reagimin e Begajt në Facebook.
Presidenti i Shqipërisë ka bërë edhe një “thirrje vëllazërore për Kosovës që të mos bien pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për shtensionimin e situatës”.
“Koordinimi me SHBA-në dhe BE-në për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, ka shkruar Begaj.
-
Begaj: Akti i organizuar kriminal në veri, cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Kosovës
-
Lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia
-
Kurti i bën thirrje sërish faktorit ndërkombëtar që ta dënojë Serbinë për rrëmbimin e policëve
-
Borrell e quan arrestim kidnapimin e policëve të Kosovës, thërret takim në Bruksel
-
Osmani takohet me tre policët që ishin kidnapuar nga Serbia