Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë thirrje për komunitetin ndërkombëtar që të reagojë për sulmin e rëndë ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku një zyrtar policor ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të lënduar.
Begaj ka thënë se ky akt i organizuar kriminal është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Kosovës.
Ai më tej ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën.
“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët. Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar Begaj në Facebook.
-
Krasniqi: Ftoj partnerët ndërkombëtarë ta dënojnë qartë sulmin ndaj shtetit të Kosovës
-
Begaj dënon kidnapimin e policëve, kërkon lirimin e tyre nga Serbia
-
Begaj: Vendet mosnjohëse ta njohin Kosovën, dialogu me Serbinë të avancojë
-
Veriu i vendit ishte nën kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia
-
Begaj pas takimit me Macronin: Akti terrorist në Banjskë duhet të dënohet