Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se rajoni nuk ishte imun ndaj krizave.
Ka deklaruar se akti terrorist i shtatorit në Banjskë dhe rastet tjera të ndodhura në Kosovë janë shenja të një situate që mund të sillte pasoja për rajonin dhe Evropën.
Ai ka thënë se mbështetja e Bashkimit Evropian dhe Bashkësisë Ndërkombëtare për hetim më të thelluar është e domosdoshme.
“Zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është vetëm çështje politike, por edhe çështje sigurie për rajonin dhe Evropën”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Shqipëria e mbështet integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.
Edhe
Begaj pas takimit me Macronin: Akti terrorist në Banjskë duhet të dënohet
Begaj ka thënë se vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta njohin atë.
“Ta njohin Republikën e Kosovës si realitet i pakthyeshëm. Ritheksoj mbështetjen tonë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të jetë i hapur dhe të avancojë, të normalizojë marrëdhënien mes palëve dhe të çojë në njohjen e reciproke”, ka thënë ai.