Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, thotë se projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, përmban dispozita të dëmshme për lirinë e shprehjes.
Përmes një reagimi në Facebook, thotë se projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmban dispozita që shqetësojnë seriozisht në lidhje me të drejtën e njerëzve për ta pasur mendimin e tyre të lirë.
BE-ja thekson se demokracitë moderne mbështeten “në një kontroll kritik dhe debate të informuara për të diskutuar dhe interpretuar ngjarjet historike dhe për të arritur përparim”.
“Këto dispozita minojnë lirinë e shprehjes, një element thelbësor i vlerave evropiane dhe të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në reagimin e tyre, transmeton KOHA.
U kanë bërë thirrje ligjvënësve të shqyrtojnë dispozitat e tilla.
“U bëjmë thirrje ligjvënësve të Kosovës të rishqyrtojnë dispozitat e tilla. Nëse miratohet në formatin aktual, ky ligj do të minojë përpjekjet lokale dhe ndërkombëtare për të forcuar më tej respektimin e të drejtave themelore në Kosovë”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së.
Edhe
Projektligji për “vlerat e UÇK-së” ndan partitë, kërkohet ndryshimi i tij
SHBA-ja në anën tjetër ka thënë se nuk është “kundër UÇK-së”, por Ligji i propozuar për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës minon lirinë e shprehjes dhe gjithashtu do të mund të minonte përpjekjet për të siguruar drejtësi.
-
LDK-ja kërkon ndryshime në projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së
-
Ambasadat e huaja thonë se projektligji për vlerat e UÇK-së cenon lirinë e shprehjes, deputetët të bashkuar
-
Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë
-
Ambasada e SHBA-së kundër ligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së