Vështrime

Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë

Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë

SHBA nuk është “kundër UÇK-së”. Por Ligji i propozuar për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës minon lirinë e shprehjes dhe gjithashtu do të mund të minonte përpjekjet për të siguruar drejtësi. Luftëtarët e UÇK-së kanë luftuar për t’i shtrirë liritë për popullin e Kosovës, jo për t’i kufizuar ato

Sot, Kuvendi i Kosovës e ka në rend të ditës shqyrtimin e Ligjit të propozuar për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Unë besoj se ky ligj, pa marrë parasysh qëllimet e tij, nuk është në përputhje me zotimin për liritë themelore, që janë në thelb të Kushtetutës së Kosovës. Miratimi i ligjit, në formën e tanishme, do të dobësonte demokracinë e Kosovës.

Prej çastit kur ambasada jonë filloi t’i shprehte këto shqetësime – fillimisht në diskutimet private me prijësit politikë dhe me përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, e kohëve të fundit përmes deklaratave publike – disa kanë qenë të habitur me qëndrimin e SHBA-së. A janë amerikanët kundër UÇK-së? Çka ka të keqe në nderimin e përpjekjeve dhe sakrificës së veteranëve?