Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj priti në takim njoftues shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Ajo e njoftoi Apostolova me gjendjen e mjedisit dhe prioritetet e saj si udhëheqëse e këtij dikasteri dhe e falënderoi për mbështetjen e përgjithshme të BE-së për Kosovën, përfshire këtu programet e shumta në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Apostolova shpreh se BE-ja mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes së mjedisit, me theks të veçantë në ngritjen e cilësisë së ajrit, ruajtën e trashëgimisë kulturore, mbrojtjen e resurseve ujore etj.
-
Haxhiu takon Apostolovën, thotë se do të fuqizohet plan-veprimi i përbashkët për reformën në drejtësi
-
Këshilltarja e Apostolovës: Investoni më shumë në ambient
-
UNDP premton mbështetje për mjedisin
-
Agjencitë e OKB-së premtojnë përkrahje për Kosovën
-
Kosova kërkon ndihmën e dy agjencive të Kombeve të Bashkuara për reduktim të ndotjes së ambientit