Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, priti shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar për përkrahjen e BE-së në realizmin projekteve të ndryshme në arsim, të cilat ndërlidhen me përmirësimin e cilësisë në arsim në të gjitha nivelet, zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve dhe plotësimin e nevojave hapësinore për aplikimin e mësimit tërëditor, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Bytyqi e informoi Apostolovan me gjendjen e përgjithshme në arsim dhe aktivitetet e Ministrisë së Arsimit, të cilat ndërlidhen drejtpërdrejt me përmirësimin e kualitetit në arsim, duke shprehur vendosmërinë për të quar përpara proceset e rëndësishme në këtë fushë.
Ai falënderoi zyrën e BE-së për mbështetjen e pakursyer përmes projekteve të shumta që kanë kontribuar dhe po ndikojnë në përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Kosovë.
Në anën tjetër, Apostolova theksoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Arsimit në përmirësimin e mëtejmë të sistemit arsimor. Apostolova po ashtu e uroi ministrin Bytyqi për performancën në Konferencën “Platforma e Ballkanit Perëndimor për Edukim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion”.
-
Apostolova e interesuar në arsimin në Kosovë
-
MASHT-i ende pa vendim për emërimin e drejtorëve të rinj, i pezulloi në emër të reformave
-
Apostolova e komenton vjedhjen e zyrtares së MASHT-it në Bruksel
-
Apostolova: Përfitimet e Kosovës nga anëtarësimi në BE janë të jashtëzakonshme
-
Bytyqi e njofton KE-në për gjendjen në arsim