Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MASHT-i ende pa vendim për emërimin e drejtorëve të rinj, i pezulloi në emër të reformave

Vendimin për reforma në Ministrinë e Arsimit, shefja e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, e mirëpriti me shpresën që kjo mund të sjellë cilësi në arsim.

“E mirëpres adaptimin e organogramit të ri të Ministrisë së Arsimit dhe përgëzoj ministrin Shyqiri Bytyqi për vendimin e shpejtë që ta zbatojë atë. Shpresoj që reforma të shkojë përpara dhe të sjellë rezultate pozitive duke parandaluar vonesa të mëtutjeshme në tentimet e Kosovës për të përmirësuar cilësinë e edukimit të saj”, kishte shkruar në Twitter Apostolova menjëherë pas vendimit të ministrit Bytyqi.

Por, ish-drejtorët e MASHT-it, i kanë thënë KTV-së se po synojnë një takim direkt me Apostolovan, pasi, sipas tyre, ajo nuk e di që ministri Bytyqi po synon të emërojë në këto detyra, militantë të partisë Nisma Socialdemokrate.

Sipas tyre, çdo ditë po shkojnë në punë, por askush asgjë nuk i pyet dhe shumë procese pune, po ashtu, janë pezulluar.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit nuk kanë folur para kamerës, por nëpërmjet një përgjigjeje elektronike i kanë thënë shkurt KTV-së, se konkursi për drejtor është ende në proces.

Edhe MASHT-i shpall e më pas tërheq konkursin për 30 drejtorë të Departamenteve Arbëri MASHT-i shpall e më pas tërheq konkursin për 30 drejtorë të Departamenteve

Procesi i përzgjedhjes së drejtorëve është vonuar tash e një muaj, pasi Ministria e Arsimit këtë konkurs e publikoi më 1 nëntor. Në konkurs ishte përcaktuar se dita e fundit për dorëzimin e aplikacioneve ishte data 06 nëntor 2018.

Nuk është dhënë kurrfarë arsyetimi se pse konkursi ende nuk është mbyllur.