Arbëri

Apostolova e interesuar në arsimin në Kosovë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti Nataliya Apostolova , shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në sektorin e arsimit, në veçanti për gjetjet nga raporti i projektit të BE-së mbi Rishikimin Funksional të kapaciteteve të MAShT, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Me këtë rast Bytyqi tha se që nga fillimi jemi angazhuar maksimalisht me qëllim që të bëjmë më të mirën e mundshme që të kemi një arsim cilësor në të gjitha nivelet dhe theksoi se MAShT mbetet e përkushtuar dhe do të vazhdojë me këmbëngulësi që të realizohen plotësisht reformat në arsim.

Ndërsa, sa i përket të gjeturave nga raporti i projektit të KE-së -së mbi rishikimin funksional të kapaciteteve të MAShT, Bytyqi tha se do të angazhohemi që të përmbushim rekomandimet që dalin nga ky raport.

Nga ana e saj, Apostolova , konfirmoi gjetjet dhe rekomandimet nga raporti mbi Rishikimin Funksional të kapaciteteve të MAShT, njëherësh ofroi bashkëpunim dhe mbështetje të mëtejme profesionale aty ku është e nevojshme.

Në këtë takim u fol edhe për aktualitete tjera zhvillimore në arsim, siç është profilizimi i mësimdhënësve nga klasa I-V-së, si dhe për nevoja e trajnimit të mëtutjeshëm të mësimdhënësve më qëllim të rritjen së cilësisë në mësimdhënie e mësimnxënie.