Bashkimi Evropian është partneri më i madh i Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit, derisa pritet që shumë shpejt gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë anëtare të BE-së.
Kështu deklaroi shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, gjatë një ligjërate që mbajti së bashku me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, ku u diskutua për rëndësinë e edukimit në bashkësinë evropiane, transmeton KP.
Sipas saj, ambasadorët e BE-së do të përqendrohen posaçërisht te rëndësia e shkollimit të mirë për zhvillimin personal, por edhe për zhvillimin socio-ekonomik të vendeve përkatëse, derisa shtoi se duke qenë partneri më i madh, BE do të ndihmojë maksimalisht Kosovën në rrugën e saj evropiane.
“Nuk është lehtë që të marrim vendime kur i kemi 28 shtete anëtare. Disa prej këtyre shteteve anëtare mund të vendosin që të largohen, siç e kemi Mbretërinë e Bashkuar, por i kemi partnerë nga Ballkani Perëndimor që dëshirojnë të jenë anëtare të BE-së. Kështu që shpresojmë që shumë shpejt të gjashtë prej tyre do të jenë pjesë e jona”, tha ajo.
Sipas saj, ky proces do të jetë i gjatë dhe i vështirë, porse qeveria dhe lidershipi duhet të bëjnë kompromis për interesa kombëtare, derisa përmendi edhe përfitimet që do të sjellë për Kosovën anëtarësimi në BE.
“Siç e përmenda, nuk do të jetë një proces i lehtë, por në të njëjtën kohë ju do të përfitoni në mënyrë të jashtëzakonshme. Ju do të përfitoni nga tregu i përbashkët, i cili është një potencial shumë i madh dhe kur flasim për të rinjtë, do të keni vizat, do të mund të udhëtoni kudo që të dëshironi dhe mund të bëni studimet tuaja në universitete të ndryshme të BE-së. Natyrisht, se mund të gjeni edhe punë në vende të BE-së, por kjo do të ndodhë në momentin kur do të jeni anëtar të BE-së”, theksoi ajo.
Edhe
BE premton bashkëpunim me MAShT-in
Ndërsa, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se Kosova nuk është vetëm fizikisht në Evropë, porse është edhe emocionalisht e drejtuar kah perspektiva evropiane. Duke folur për këtë, Bytyqi tha se nevojitet angazhim i madh i të gjitha organeve relevante që të rinjtë e Kosovës të jenë të barabartë në Evropë.
“Ne si vend nuk jemi vetëm fizikisht pjesë e Evropës, por konsideroj që ne jemi edhe emocionalisht edhe në mënyrë sociale të drejtuar drejt Evropës. Dhe ky rrugëtim do të jetë akoma më i lehtë kur ne do të kemi një përkrahje direkt nga BE dhe do të angazhohemi të gjithë së bashku”, u shpreh ministri.
-
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare për statusin e kandidatit në BE
-
Osmani: Anëtarësimi në BE është fat i Kosovës, kemi punuar shumë për këtë
-
Borrelli thotë se Ballkani Perëndimor ka shansin historik për të lidhur të ardhmen me BE-në
-
Sipas ministrit Reka, Kosova ka guximin dhe kapacitetet për të avancuar me agjendën evropiane