Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE: Mizoritë në Reçak janë të dokumentuara mirë

Bashkimi Evropian u është bashkangjitur thirrjeve që të mos mohohen e as të tentohet të revidohen krimet, si ai në Reçak. Në një përgjigje rreth kësaj masakre, të cilën në Serbi disa herë e kanë quajtur “trillim”, BE-ja e ka qartësuar pozicionin.

“Ajo që ka ndodhur në Reçak në Kosovë dhe mizoritë e kryera atje janë mirë të dokumentuara” dhe se #mohimi apo revizionizmi shkojnë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe janë në kundërshtim edhe me projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimore në Bashkimin Evropian”, thuhet në një reagim të kësaj organizate, raporton "Koha Ditore".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën tjetër të reagimit nga BE-ja përsëritet thirrja që autoritetet në rajon të punojnë me sinqeritet dhe vlerësim të vërtetë të së kaluarës në respekt të viktimave. Aty thuhet se BE-ja kërkon pajtim, stabilitet dhe normalizim të raporteve në rajon.

Në reagimet e mëhershme BE-ja ishte përmbajtur nga përmendja e termit “masakër”, “krim” apo terma të ngjashëm, duke e quajtur atë që ndodhi në Reçak vetëm “ngjarje”.

Në reagimin e së mërkurës, përdoret termi në anglisht “atocities”, me të cilin dëshmohet se BE-ja e konsideron masakrën e Reçakut, krim mizorë, ashtu siç e ka trajtuar edhe Gjykata e Hagës me dënimet ndaj ish- liderëve policorë dhe ushtarakë të Serbisë për krimet në Kosovë.