Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë.
Një zëdhënës i BE-së i ka thënë KOHËS se pas vendimit të javës së kaluar lidhur me sulmin në Banjskë, mbetet shqetësuese mungesa e veprimeve konkrete nga ana e Serbisë.
“Pas vendimit të javës së kaluar për sulmin në Banjskë, BE-ja shpreh keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmet në veri të Kosovës në vitin 2023”, thuhet në përgjigje.
Më 24 prill, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm dy të akuzuarit Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, ndërsa Dushan Maksimoviqin e ka dënuar me 30 vjet burgim.
Sapsojeviq e Toliq nuk kanë qenë prezentë në shpalljen e aktgjykimit, ndërsa Maksimoviq po.
Të tre janë në mesin e 42 personave të akuzuar për këtë rast.
Edhe
BE-ja shpreh keqardhje që Serbia s’i ka marrë veprimet e nevojshme në sulmin në Banjskë
Më 24 shtator 2023 një grup i armatosur serbësh me armatim të rëndë, fillimisht bllokoi urën në fshatin Banjskë të Zveçanit, e më pas sulmoi policët që shkuan në vendngjarje për ta hequr kamionin nga rruga.
Gjatë sulmit të serbëve të armatosur u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë policë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, synimi i sulmuesve ishte që ta ndanin veriun nga Kosova.
-
BE-ja përsërit keqardhjen për mosveprimin e Serbisë ndaj përgjegjësve për Banjskën
-
Lista Serbe s’e përballoi dënimin e terroristëve, lëshoi sallën e Kuvendit dhe del me reagim
-
Dy të akuzuar për “Banjskën” dënohen me burgim të përjetshëm, një me 30 vjet
-
Burgim të përjetshëm për dy terroristët e “Banjskës”, 30 vjet për të tretin