Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka thënë të mërkurën se Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit duke shpërfillur thirrjet e BE-së për përzgjedhje të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita.
Szunyog ka thënë përmes një statusi në Twitter se janë të habitur dhe të zhgënjyer me veprimet e Këshillit Prokurorial.
“Pavarësisht thirrjet të vazhdueshme të BE-së për të siguruar përzgjedhje të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita, të Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial e ka përfunduar përzgjedhjet duke i mos i respektuar këto principe. Të befasuar dhe të zhgënjyer me veprimet e KPK-së”, thuhet në postimin e Szunyog.
Despite the EU's continued calls to ensure a fair, transparent and merit-based selection of Chief State Prosecutor, Kosovo Prosecutorial Council concluded the selection process disregarding these principles. Surprised & disappointed with the KPC’s actions.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 6, 2022
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar të mërkurën unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit.
Paraprakisht, Komisioni për Rishqyrtim i KPK më 1 prill 2022 kishte shqyrtuar kundërshtimet e katër kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi.
Isufaj nga KPK është propozuar për dekretim, tek presidentja e Republikës së Kosovës.
Edhe
KPK-së i kërkohet të shpallë konkurs për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit
Zgjedhja e Isufajt për Kryeprokurorit të Shtetit ka nxitur edhe reagimet e organizatave joqeveritare, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL, të cilat e kanë vlerësuar të papranueshëm propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.
-
Presidenca për procesin e Kryeprokurorit: Presim nga KPK-ja t’i adresojë shkeljet procedurale
-
Këshilli Prokurorial sërish dorëzon emrin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit
-
Szunyog për mosdekretimin e kryeprokurorit: Nevojitet proces i përzgjedhjes me meritë
-
KPK-ja do t’i drejtohet Osmanit me letër urgjente për dekretimin e Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit