Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KPK-ja do t’i drejtohet Osmanit me letër urgjente për dekretimin e Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e 235-të, të mbajtur të enjten, ka vendosur që t’i drejtohet presidentes Vjosa Osmani me një letër urgjente për dekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

“KPK aprovoj…. propozimin për dërgimin e një letre urgjente te Presidentja e vendit për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, z.Blerim Isufaj, pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Kjo pikë nga anëtarët e KPK-së është diskutuar me dyer të mbyllura, pa dhënë asnjë arsyetim.

Më 6 prill 2022, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kishte votuar unanimisht Blerim Isufajn për këtë pozitë, kurse vendimi për dekretim mbetet në duart e presidentes Vjosa Osmani. Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, ku koalicioni i OJQ-ve: IKD, GLPS dhe Lëvizja FOL, e kanë quajtur të papranueshëm propozimin për emërimin e Isufajt si Kryeprokuror dhe se kanë propozuar që të përsëritet konkursi. Se fundmi, Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e plotë ku prokurori Shqipton Fazliu pas afatit ligjor kishte kontestuar procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit në gjykatat e rregullta

Ndërkohë, në mbledhjen e KPK-së, po ashtu, ka pasur edhe propozimet tjera si, shpallja e konkursit për prokurorë të rinj, çështja e diskutimit të kujdestarisë janë diskutuar me dyer të mbyllura.

Edhe Këshilli Prokurorial sërish dorëzon emrin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit Arbëri Këshilli Prokurorial sërish dorëzon emrin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit

Tutje, sot gjatë takimit, ka shpallur konkurs për avancimin e dy prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe dy prokurorëve në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Një vendim i tillë është marrë nga KPK, pas kërkesës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në kërkesën e tij, kryeprokurori Munishi ka theksuar se në Prokurorinë të cilën e udhëheq ai, duhet të avancohen pesë prokurorë në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe tre të tjera në Departamentin për të Mitur.

Mirëpo, kërkesa e tij nuk është miratuar tërësisht, pasi anëtarët e Këshillit vendosen që konkursi të shpallet vetëm për katër pozita.

Anëtarët e Këshillit, gjithashtu i rekomanduan Kryeprokurorit Munishi që tre prokurorë nga Njësiti Antikorrupsion t’i kthejë në Departamentin për Krime të Rënda.

Edhe KPK-ja i reagon Osmanit për mosdekretimin e Isufajt si kryeprokuror Arbëri KPK-ja i reagon Osmanit për mosdekretimin e Isufajt si kryeprokuror

Po ashtu, KPK i ka propozuar presidentes lirimin nga detyra të prokurorëve Agron Galani dhe Merrushe Llugiqi.

Po ashtu, gjatë këtij takimi me dyer të mbyllura KPK ka miratuar edhe raportin për vlerësim të performancës së nëntë (9) prokurorëve me mandat të përhershëm, me ç’rast trajtoi edhe kundërshtimet e paraqitura ndaj këtij raporti. /BetimipërDrejtësi