Arbëri

IKD, GLPS dhe FOL: Propozimi i KPK-së për emërim të Kryeprokurorit të ri të Shtetit, i papranueshëm

 

Organizatat joqeveritare Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL, e kanw vlerwsuar të papranueshëm propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.

Përmes një komunikate për medie, organizatat e lartpërmendura kanë reaguar pasi KPK-ja votoi unanimisht që Blerim Isufaj të jetë Kryeprokurori i ri i Shtetit dhe ky propozim do të dërgohet tek presidentja Vjosa Osmani, për të vendosur përfundimisht lidhur me emërimin.