Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që ka pasur mëngjesin e së hënës me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, ka thënë se është rikonfirmuar që SHBA-ja dhe BE-ja janë plotësisht në një vijë për të ardhmen e Ballkanit.
“Nisa javën në Davos me ndihmëssekretarin amerikan, Jim O’Brien. E rëndësishme të kemi këtë bisedë për Ballkanin pikërisht në fillim të vitit. Ne duam që ta shohim rajonin teksa lëvizë përpara për të mirën e qytetarëve të vet. Është mirë të konfirmojmë se jemi plotësisht në të njëjtën faqe”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara takimit me O’Brienin, një ditë më parë, Lajçaku lajmëroi për takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për të cilin takim tha se është diskutuar për gamë të gjerë temash të dialogut dhe pritjen e avancimit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. “Jemi pajtuar që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit është urgjent”, ka shkruar ai. Ndërsa Bislimi ka thënë se shtyrja përpara e idesë që të hiqen vizat për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Serbia për serbët që jetojnë në Kosovë, dëmton dialogun.
Në Zvicër gjenden kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por është thënë se nuk do të ketë takim mes tyre.