Zyra e BE-së në Prishtinë, EULEX dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë janë përgjigjur indirekt ndaj deputetëve të koalicionit qeverisës që javën që shkoi bojkotuan seancën e Kuvendit si protestë ndaj ELUEX-it dhe akuzave që së fundi janë ngritur nga një ish-zyrtar i këtij misioni, raporton ksp.
E kanë bërë këtë përmes një kumtese për media.
“Kosova ka një perspektivë evropiane. Por ritmi i afrimit të Kosovës me BE-në varet qartë nga ritmi më të cilin ajo i zbaton reformat në të gjitha fushat përkatëse, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore. Një demokraci funksionale, efektive, shumëpartiake parlamentare është thelbësore në Kosovë në mënyrë që t’u mundësojë ligjvënësve kosovarë t’i bëjnë këto reforma shumë të nevojshme. Është e rëndësishme që të ndiqen proceset demokratike, që parlamenti të takohet rregullisht, të funksionojë siç duhet dhe në mënyrë efektive, dhe të mbështes sundimin e ligjit. Ne presim që të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të veprojnë me përgjegjësi dhe të zbatojnë pa vonesa të panevojshme prioritetet që pasqyrojnë vullnetin e popullit”, thuhet në këtë reagim.
Kanë folur edhe për balotazhin.
“Në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve komunale, BE-ja po i ndjekë nga afër të gjitha zhvillimet dhe pret që të gjithë aktorët politikë të veprojnë me përgjegjësi, për hir të popullit të Kosovës”, thuhet në reagim.
-
BE-ja pret formim të shpejtë të qeverisë
-
BE-ja: Përshëndesim zhvillimin e zgjedhjeve, të zbatohet shpejt rezultati
-
BE-ja mirëpret zhvillimin paqësor dhe konkurrues të zgjedhjeve lokale në Kosovë
-
BE: Mbyllja e strukturave paralele nuk i ndihmon Kosovës në heqjen e masave
-
BE-ja për zgjedhjet në Kosovë: Procesi të jetë transparent dhe pa ndërhyrje politike