Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë për grupin Koha se Bashkimi Evropian e dënon fuqishëm vrasjen e Oliver Ivanoviqit, të martën në veri të Kosovës.
Kocijançiç ka bërë thirrje që të gjitha palët në Kosovë të përmbahen dhe që autoritetet për sundimin e ligjit të kryejnë punën e tyre.
“Ne presim që autoritetet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë të mos kursejnë asnjë përpjekje për gjetjen e autorëve dhe t’i sjellin ata para drejtësisë pa vonuar. EULEX do të përkrahë autoritetet në përputhje me mandatin e vet. Ftojmë të gjitha palat të tregojnë qetësi dhe të përmbahen në mënyrë që sundimi i ligjit dhe drejtësia të marrin rrugën e duhur”, ka thënë ajo.
Ajo po ashtu ka konfirmuar se takimi i paraparë për sot mes Kosovës dhe Serbisë është suspenduar.
-
Tri blic-vërejtjet e BE-së
-
BE-ja u bën thirrje partive politike të përmbahen nga presioni mbi KGJK-në për gjyqtarët serbë
-
BE-ja e shqetësuar për dekretin e Haxhiut për dorëheqjet e personelit gjyqësor serbë
-
Kosova kërkon izolimin ndërkombëtar të Serbisë
-
BE për deklaratën e Paunoviqit për pastrim etnik në Kosovë: Nuk ka vend në Evropë për avokim të pastrimit etnik