Për Bashkimin Evropian, secila gjë për të cilën ka pajtim mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë në përputhje me rregullat e bllokut.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano ka thënë në një pëgjigje për KOHËN se BE-ja është duke pritur informata të mëtejme prej partnerëve të saj, përfshirë rreth asaj se si zotimet e bëra do ta ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë në avansimin e shtegut të tyre evropian.
Ai i është referuar Marrëveshjes së Ëashingtonit dhe ceremonisë së nënshkrimit nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në Ëashington, të premten.
“Palët kanë gjetur pika të përbashkëta se si t’i adresojnë çështjet e ndryshme në kuadër të normalizimit të raporteve të tyre. Palët duhet të flasin për veten rreth çështjeve në dokumente. Për BE-në, gjithçka për të cilën arrihet pajtim, duhet të jetë tërësisht në përputhje me EU acquis, rregullat dhe ligjet tona, ashtu si edhe t’i kontribuojë stabilitetit rajonal”, i ka thënë ai KOHËS.
-
Stano: Kosova dhe Serbia duhet t'i zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet
-
Thirrja e BE-së: Kosova dhe Serbia t’i respektojnë marrëveshjet e arritura
-
BE-ja thotë se është e informuar për agjendën e takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë
-
BE: Marrëveshja Kosovë-Serbi, pas pajtimit për të gjitha çështjet
-
Stano për urën: Kosova do t’i bënte mirë vetes që t’i dëgjojë partnerët