Nëntë vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, Bashkimi Evropian ende pret që dialogu të përfundojë me sukses dhe kërkon që marrëveshjet e arritura mes të dyja palëve të zbatohen plotësisht.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, i ka thënë KOHËS se BE-ja pret që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e kaluara.
“Gjithçka që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht. Tani është koha për të ecur përpara dhe për ta çuar këtë proces (Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë) në një përfundim të suksesshëm”, ka thënë ai.
Stano shtoi se BE-ja vazhdon të punojë me të dyja palët drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, duke adresuar “të gjitha çështjet e pazgjidhura”.
“BE-ja dhe shtetet e saj anëtare presin që të dyja palët e dialogut të bëjnë përparim të shpejtë dhe të shohin Beogradin dhe Prishtinën të angazhohen seriozisht në të. Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare presin gjithashtu që palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara”, theksoi Stano.
Marrëveshja e 19 prillit, ndër tjerash, përmban pika që flasin për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri. Marrëveshja qe nënshkruar nga Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiq, i Serbisë.
-
BE: Serbia po e shkel marrëveshjen me Kosovën
-
Zëdhënësi i BE-së heziton të thotë se Serbia po e shkel marrëveshjen
-
BE-ja thotë se për zbatimin e marrëveshjes për normalizim do të diskutohet në takim liderësh
-
Britania ia kërkon Kosovës e Serbisë zbatimin e marrëveshjeve
-
BE: Ky vit sjell shpresë të re për zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë