Raporti i fundit i Bankës Botërore për ekonominë globale ka parashikuar se Kosova do të ketë rritje ekonomike prej 4.5 për qind në vitet 2019, 2020 dhe 2021.
Rritja ekonomike e parashikuar për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor parasheh që Shqipëria të ketër rritje 3.6% në 2019 dhe 3.5% në vitet 2020 dhe 2021; Maqedonia 2.9% në 2019, 3.2% në 2020, 3.3% në 2021, Serbia 3.5% në 2019, 4.0% në vitet 2020 dhe 2021.
Ndërsa Mali i Zi do të ketë rritje ekonomike 2.8% në vitin 2019, 2.5% në vitet 2020 dhe 2021, Bosnja e Hercegovina do të ketë rritje 3.4% në 2019, 3.9% në 2020 dhe 4% në vitin 2021.
Raporti “Gjasat Globale Ekonomike”, i publikuar këtë muaj, parashikon ulje të rritjes ekonomike në botë duke konkluduar se “aktiviteti i zvogëluar ekonomik dhe rreziqet e shtuara po mjegullojnë gjasat globale ekonomike”.
-
Banka Botërore: Ngadalësohet zhvillimi ekonomik në Kosovë
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike 3.8%, të punësuar vetëm 37% e të aftëve për punë
-
BERZH: Kosova 4% rritje ekonomike, Shqipëria 4.5%
-
BERZH-i pret rritje ekonomike për Kosovën prej 4 % në vitin 2020
-
BB: Kosova me rritje ekomomike prej 4.4%, por problem mbetet borxhi publik në rritje