Banka Botërore ka njoftuar se po ndihmon firmat në Kosovë në zvogëlimin e kostove për testimin e produkteve dhe për certifikim të njohur ndërkombëtarisht, nëpërmjet një projekti prej 15.3 milionë dollarëve, që synon përmirësimin e produktivitetit dhe eksporteve.
BB ka shkruar në Facebook se projekti do të ndihmojë jo vetëm firmat por edhe konsumatorët në Kosovë përmes përkrahjes për certifikimin e produkteve për eksport në tregje si Bashkimi Evropian, forcimit të kapacitetit të firmave të orientuara kah eksporti, dhe uljes së kostos së inspektimeve të biznesit.
Artikuj të ngjashëm
-
BB përkrah reformat për fuqizimin e financave publike në Kosovë
-
Nënshkruhet marrëveshje me Bankën Botërore për 15 milionë euro për menaxhimin e COVID-19
-
Banka Botërore paralajmëron pasoja të rënda ekonomike në Kosovë nëse pandemia vazhdon
-
OBSh-ja dhe BB-ja i ofrojnë Kosovës rreth 15 milionë euro për luftimin e koronavirusit
-
Banka Botërore mbështet Kosovën me grant prej 2.7 milionë euro