Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bashkëpunimi në arsim dhe kulturë me rëndësi si për Shqipërinë dhe për Kosovën

Shqipëria dhe Kosova kanë ndërtuar ndër vite bashkëpunim midis tyre, në fushën e arsimit e të kulturës.

Kjo u theksua në vizitën që Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi me Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion në Kuvendin e Kosovës, kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin që Shqipëria dhe Kosova kanë ndërtuar ndër vite midis tyre, në fushën e arsimit e të kulturës, si dhe për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të rolit që mund të luajnë komisionet në këtë drejtim.

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Fatjona Dhimitri gjatë fjalës së saj u shpreh se ndihet e privilegjuar që vizitën e parë si kryetare e këtij komisioni e realizon në Kosovë.

Ajo shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit midis dy komisioneve, nëpërmjet paketave të përbashkëta në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, sportit dhe medias, në funksion të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik.

Edhe Kosova dhe Shqipëria drejt unifikimit të sistemit arsimor Arbëri Kosova dhe Shqipëria drejt unifikimit të sistemit arsimor

Kurteshi theksoi rëndësinë e madhe për arsimin dhe kulturën shqiptare që ka bashkëpunimi në këto fusha, si edhe bashkëpunimi ndërmjet dy komisioneve homologe.

Së fundmi, të dy kryetarët e komisioneve shkëmbyen dhuratat përkatëse për dy komisionet homologe, në shenjë vlerësimi dhe bashkëpunimi të mëtejshëm./atsh