Në fjalën e radhës të mbajtur në çadrën e protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati një apel për koalicionin në 4-vjetorin marrëveshjes PS-LSI.
“Për t’i thënë koalicionit të 1 prillit, vijini gishtin kokës! Nuk ka kthim prapa! Orët e republikës së vjetër janë të numëruara! Zgjidhja e vetme dhe e vërtetë është qeveria që do të grantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ai, transmeton tch.
Basha shprehu bindjen se qeveria teknike, që sipas tij, do të garantojë garën e lirë dhe të barabartë, po vjen dhe do të jetë realitet që “banda e pushtetit e lidhur me krimin nuk mund ta ndalë”.
“Kjo është beteja e gjithë betejave! Nuk varet vetëm fati i opozitës, apo Partisë Demokratike, por varet fati i Shqipërisë. Ose do të kemi një Shqipëri të rrënuar nga krimi, ose Shqipëri europiane ku qytetarët vendosin vetë për fatin e tyre”, tha ai.
-
Shehaj: Rama do të detyrohet të japë dorëheqje, protesta përfundon me zgjedhje të parakohshme
-
Lubonja: Dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike do të garantonin zgjedhje më të lira në Shqipëri
-
Sali Berisha kundër protestuesve për një kërkesë: S’ka qeveri me short
-
Berisha: Nuk shoh mundësi për koalicion, do të shkojmë sërish në zgjedhje
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera