Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Basha: Kurti po i zhbën dëmet e qeverive të kaluara

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, deklaroi se kryeministri Albin Kurti është duke i zhbërë dëmet e bëra nga qeveritë e kaluara në dialogun me Serbinë. Ai tha të mërkurën në Konfrontin e KTV-së se qeveritë e kaluara kanë bërë gabime të shumta në negociata, e një prej gabimeve sipas tij është edhe ekipi menaxhues i themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Z.Kurti për të minimizuar dëmin, po e zhbën dëmin, për të arritur marrëveshje që është në interesa të Kosovës...Për herë të parë Serbia pajtohet për krimet e kryera në Kosovë. S’mund të besoj që Serbia e Bashkimi Evropian thonë se Serbia po pajton që të pranojë t’i gjejmë të pagjeturit. Kjo s’është arritje, kjo është hipokrizi”, deklaroi Basha.

Sipas deputetit të partisë në pushtet, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është i interesuar për marrëveshje me Kosovën. Basha tha se Vuçiq do që ta zvarrisë procesin e negociatave me Kosovën, ndërsa shtoi se BE-ja s’po jeton në një univers paralel dhe se ia njeh të bëmat Serbisë.

“Ka qenë i pritur një draftstatut ku Serbia synon autonomi apo Republika Sërpska, që është e papranueshme. Kjo ka qenë e qartë nga Kurti me tri shtylla. Me letrën e Mogherinit, letrën e SHBA-së dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese...Ky ka qenë hap i radhës i Vuçiqit, që s’është i interesuar për marrëveshje. Pretendimet e tij janë mbrojtja e të drejtave të serbëve në Kosovë”, shtoi Basha.

Deputeti Basha shtoi se presidenti Vuçiq po e mobilizon publikun në Serbi që nëpërmjet një heroi ta mbrojë komunitetin serb në veri, derisa tha se është pikërisht ai “që i shkel serbët nëpërmjet strukturave paralele”.

Edhe Kurti: Problemet sot i kemi prej vendimeve të qeverive të kaluara, jo nga artikulli i Bashës Arbëri Kurti: Problemet sot i kemi prej vendimeve të qeverive të kaluara, jo nga artikulli i Bashës

Sipas Bashës, problemi i Asociacionit s’është i Kosovës dhe në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nuk diskutohet një gjë e tillë.

“Ju po insistoni ta mbani temën e Vuçiqit në Kosovë”, i tha Basha redaktores së “Periskopit”, Dafina Demaku.