Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha në takimin me kryetarët e degëve të kësaj partie se vota e Kryesisë i dha përgjigje kujtdo që dyshonte në procedurat demokratike në parti.
Ai tha se më 18 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD dhe nga ky Kuvend do të dalin të bashkuar, partnerë të palëkundur të SHBA dhe BE. Më tej, kërcënoi ish-kryetarin Sali Berisha.
“Do të bëjë Sali Berisha miting më 11 dhjetor? Apo mendon se do të ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD-së. Por, veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike të PD-së e kanë përgjigjen në statut. Dhe do ta zbatojë statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së partisë, fatin e ka të caktuar nga statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën”, u shpreh Basha. “Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi statutin dhe nuk është mbi të tjerët”. /A2
-
Sali Berisha kundër protestuesve për një kërkesë: S’ka qeveri me short
-
Opozitarët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë Rama dhe shpërndarjen e Kuvendit
-
Berisha thotë se i është hequr “non grata” nga SHBA-ja
-
Berisha rizgjidhet në krye të PD-së, merr 96 për qind të votave
-
PDK-ja paralajmëron reagim politik e qytetar nëse zgjidhet presidenti ndesh me Kushtetutën