Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga çadra e protestës se nuk do të ketë bojkot të zgjedhjeve, por zgjedhje të lira e të ndershme.
“Sot, dorëzojmë në KQZ ultimatumin me shkrim për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk do të ketë bojkot, por zgjedhje të lira e të ndershme dhe republikë të re”, tha Basha.
“Jemi këtu për një qëllim të madh politik e qytetar, për një kauzë evropiane: zgjedhjet e lira e të ndershme. Në kushtet e kriminalizimit, në kushtet e drogës, në kushtet e mungesës totale të reformës zgjedhore, në kushtet e sabotimit të reformës në drejtësi nga ata që kanë frikë nga drejtësia e vërtetë, ka vetëm një zgjidhje: qeveri teknike, largimi i Edi Ramës dhe kabinetit të krimit”, shtoi Basha.
Kreu i PD-së përsëriti se nuk do të ketë tërheqje, pasi tërheqja, sipas tij, do të ishte tradhti ndaj qytetarëve shqiptarë.
-
Basha: Nuk marrim pjesë në asnjë proces zgjedhor pa u dënuar vjedhësit e votave
-
Basha rikthen platformën e 2017-s, si kusht për zgjedhjet
-
Basha: Të bashkuar derisa Republika e Re të jetë realiteti institucional, kushtetues e qytetar
-
Basha te selia e PD-së: Rruga e vetme, zgjedhjet e lira dhe të ndershme
-
Basha: Zotimi ynë mbetet për zgjedhje të lira dhe të ndershme