Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, opozita nuk ka lejuar zhvillimin e një seance plenare normale të Kuvendit të Shqipërisë.
Partia Demokraitke ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, të cilin e akuzon se ka marrë në mbrojtje vëllanë e dënuar për trafik droge.
Po ashtu, opozita pretendon se Agron Xhafaj ka shfrytëzuar postin e vëllait për të vijuar aktivitetin kriminal.
Pas fjalës së mbajtur në parlament, kreu i PD Lulzim Basha ka bllokuar foltoren. Në këtë situatë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi ndërprerjen e seancës.
Në këto kushte, opozita ka vënë në zbatim të njëjtin skenar si në seancën e shkuar, duke dalë Live në Facebook. Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar fjalimin e tij po nga foltorja përmes transmetimit në rrjetin social.
-
Basha bllokon foltoren, Ruçi ndërpret seancën
-
Sërish tensione në Kuvendin e Shqipërisë , ndërpritet për herë të dytë seanca
-
Sërish tensione në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren
-
PD me të njëjtin skenar… Basha nuk lëshon foltoren, Ruçi ndërpret seancën
-
Tension në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren