Sërish tensione në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit pasi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ndërpreu fjalën kryetarit të PD, Lulzim Basha, raporton Mapo.
Deputetët e opozitës prezantuan një banderolë para kryeministrit Edi Rama.
Pas mbaroi koha prej 3 minutash e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili edhe në këtë seancë akuzoi ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministrin Edi Rama, si të lidhur me krimin dhe mbrojnë Agron Xhafajn për interesat e tyre, kryetari i Kuvendit ka ndërprerë seancën për 10 minuta pushim, pasi opozita bllokoi foltoren.
Artikuj të ngjashëm
-
Sërish tensione në Kuvendin e Shqipërisë , ndërpritet për herë të dytë seanca
-
Basha bllokon foltoren, Ruçi ndërpret seancën
-
Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren
-
Vazhdojnë tensionet në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren
-
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozitarët “barrikadojnë” foltoren