Opozita në Shqipëri ka vijuar me të njëjtin skenar si në dy seancat e fundit plenare, edhe në seancën e sotme në Kuvend. Në pak minuta, seanca është ndërprerë dy herë, pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është treguar shumë i përpiktë, teksa ua ka ndërprerë fjalën deputetëve të PD, sapo ju ka mbaruar koha.
Së pari Ruçi i ndërpreu fjalën deputetes Vokshit, duke revoltuar opozitën, që bllokoi menjëherë foltoren, ndërsa pas rinisjes së seancës u përsërit e njëjta situatë me Edi Palokën, i cili nuk pranoi të lirojë foltoren, edhe pas paralajmërimeve të Ruçit. Kreu i Kuvendit ndërpreu seancën për 30 minuta, duke ironizuar opozitën, teksa ju tha "Ju erdhi ora, vazhdoni live në facebook!"
Kështu, kreu demokrat, Lulzim Basha, ka transmetuar live në 'Facebook' fjalën e nënkryetarit të PD, i cili vijoi me akuzat e forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të cilët nuk ndodhen në seancë.
Ka kohë që ky Parlament nuk mblidhet më për interesat dhe hallet e qytetarëve, por vetëm për hallet e Ramës. Ky i fundit ka vetëm një hall, nuk bën asnjë orë punë, gjithë ditën mbron krimin që e ka rrethuar. Interesat e tij personale dhe të krimit janë një. Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë, të inkriminuar, deputetët e tij të inkriminuar. Këtij i del një skandal çdo gjysmë ore. Çdo të thotë kur ministri i Brendshëm përgjigjet për pyetjen që i bëjnë gazetarët ‘A të kap ligji Antimafia ty, apo jo’? Dhe ai thotë që teorikisht po, por praktikisht hesht. A mund t’i përgjigjet kush kësaj pyetjeje. E keni bërë Prokurorinë si letër higjienike dhe e përdorni për çdo pisllëk.
Javët e fundit, opozita ka krijuar debate të ashpra, deri në bllokim të seancave plenare, por edhe të komisioneve parlamentare, teksa është përqendruar tek akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke kërkuar dorëheqjen e tij, me pretendimin se vëllai i tij, Agroni, është i implikuar në trafikun e drogës.
-
Sërish tensione në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren
-
Basha bllokon foltoren, Ruçi ndërpret seancën
-
Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren
-
Vazhdojnë tensionet në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren
-
PD me të njëjtin skenar… Basha nuk lëshon foltoren, Ruçi ndërpret seancën