Kryetari i Grupit parlamentar të PD në Kuvendin e Shqipërisë, Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca plenare për shkak të tensioneve dhe bllokimit të foltores së Kuvendit. Në fillim të seancës Spaho mori fjalën duke akuzuar shumicën për ekstradimin e Nazer Seitit, por Gramoz Ruçi ia ndërpreu fjalën, pasi ishte jashtë rendit të ditës.
Lulzim Basha dhe grupi i PD nuk e pranuan duke u ngritur në këmbë dhe bllokuar foltoren. Lideri i PD iu drejtua Ruçi me fjalët ‘Hajdut dhe kriminal’, ndërsa kryetari i Kuvendit iu përgjigj: Halabak, mos prek punonjësit e gardës’.
Pas 5 minutave pushim, seanca rifilloi, por opozita nuk u largua nga foltorja duke e mbajtur të bllokuar, transmeton Shqiptarja. Pas paralajmërimeve, Ruçi vendosi përjashtimin e Spahos nga seanca dhe heqjen e pagës për ditën e punës.
Në rifillimin e seancës për herë të dytë, opozita vijoi që të bllokonte punimet e Kuvendit, ndërsa kryetari Gramoz Ruçi kërkoi nga shërbimet e institucionet, garda, që të nxjerrë jashtë kryetarin e grupit të PD.
-
PD me të njëjtin skenar… Basha nuk lëshon foltoren, Ruçi ndërpret seancën
-
Basha bllokon foltoren, Ruçi ndërpret seancën
-
Sërish tensione në Kuvendin e Shqipërisë , ndërpritet për herë të dytë seanca
-
Sërish tensione në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren
-
Basha bllokon foltoren, Ruçi ndërpret seancën