Një sërë vendimesh për parandalim të përhapjes së koronavirusit ka marrë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në distancë, të hënën.
Qeveria ka vendosur që të bëjë të obligueshme mbajtjen e maskave nga të gjithë qytetarët jashtë shtëpive të tyre, si dhe mbajtjen e distancës fizike prej 2 metrave në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave.
Sipas njoftimit të Qeverisë, vendimi i obligon të gjitha institucionet publike dhe private që të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme, në hyrje të objektit, të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtorët e institucioneve dhe nga vizitorët.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria e bën të obligueshme mbajtjen e maskave në publik nga qytetarët
-
Bëhet obligative bartja e maskës edhe kur ecni të vetëm
-
Qeveria miraton masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit
-
Vendosen masat e reja për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19
-
11 masat e ndërmarra nga Qeveria për mbrojtje nga koronavirusi