Bardhyl Dobra është emëruar sot zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Dobra është në përmbyllje të doktoraturës pranë Universitetit Gent në Belgjikë.
Nga 2013 deri në 2020, ai ka qenë Sekretar ekzekutiv i Asociacionit Ndërkombëtar të Shkollave dhe Instituteve të Administratës (IASIA), kurse në 2019-2020 ka qenë zyrtar për akreditime pranë Komisionit Ndërkombëtar për Akreditime të programeve të arsimimit dhe trajnimeve në fushën e Administratës Publike (ICAPA).
Bardhyl Dobra ka shkuar në Francë në maj të vitit 1999 sikurse mijëra shqiptarë të Kosovës që u larguan nga Kosova. Ai atje ka përfunduar një pjesë të shkollës fillore, shkollën e mesme dhe studimet bachelor dhe master në ekonomi.
Deri më tani në Qeverinë “Kurti II” janë emëruar afro 20 zëvendësministra.