Vigan Qorrolli është emëruar zëvendësministër i Drejtësisë në Qeverinë Kurti, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të premten në mbrëmje.
Kurti i ka uruar Qorrollit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Kjo ministri udhëhiqet nga Albulena Haxhiu. Zëvendësministër tjetër është Blerim Sallahu.
Qorrolli në vitin 2021 ishte në listën e ngushtë të kandidatëve për t’u zgjedhur gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Nuk pati marrë votat e mjaftueshme të Kuvendit të Kosovës për këtë pozitë.