Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Vesli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, është një e pavërtetë e madhe.
Ai në një intervistë në emisionin “Interaktiv” në KTV, ka theksuar se kjo është një përpjekje për ta baltosur luftën për liri, UÇK-ën dhe vetë popullin e Kosovës.
“Akuza kryesore që është kamufluar në këtë aktakuzë, e cila në ndërkohë është ndryshuar dhe kamufluar pa asnjë bazë, me qëllime të fundit për të akuzuar dikë, ishte dhe mbetet një e pavërtetë e madhe, pra akuza për një organizmi kriminal, të një organizatë të përbashkët kriminale të krerëve të UÇK-së, gjë që në fakt nuk është e vërtetë por është e turpshëm për këdo që pretendon një gjë të tillë”, është shprehur Baraliu.
Baraliu e ka quajtur absurd pretendimin e ZPS-së se ish-krerët e UÇK-së kanë bërë krime për të fituar pushtet.
“Përveç që është e pabazuar është edhe absurd, për çfarë pushteti bëhet fjalë, pushteti shkon me shtetin, pushtet ka aty ku ka shtet, në bazë të parimeve demokratike e elektorale, bazuar në kushtetutë e ligje të caktuara, njerëzit e fitojnë pushtetin”, ka deklaruar Baraliu, duke shtuar se në atë kohë ka qenë gjendje lufte dhe në atë gjende nuk ka mundur të ketë pushtet. Baraliu ka folur edhe për rrethanat në të cilat është krijuar Gjykata Speciale.
Edhe
Baraliu për Specialen: Është konstrukt artificial, qëllimkeq i Rusisë e Serbisë
Ai e ka quajtur Specialen “surrogat” dhe ka thënë se ajo është padrejtësia më e madhe e cila i është bërë Kosovës.
Baraliu: Pretendimet e ZPS-së që ta lidhë çështjen me luftë për pushtet në Kosovë s’qëndrojnë
Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Vesli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, janë që të ngërthehet përgjegjësia, jo vetëm e krerëve të UÇK-së, por edhe e UÇK-së e edhe e popullit të Kosovës.
Baraliu ka thënë se në aktakuzë do të duhej të nxirreshin përgjegjësitë individuale të secilit dhe jo të akuzoheshin në mënyrë gjenerale që të gjithë.
Kjo tendencë sipas tij është e padrejtë dhe e pavend.
Ai në një intervistë në emisionin “Interaktiv” në KTV, ka thënë se pretendimet e Prokurorisë që këtë çështje ta lidhe më luftën për pushtet në Kosovë nuk qëndrojnë.
“Është fakt që ka pasur gabime edhe gjatë luftës, edhe pas luftës, është fakt që njerëzit që kanë humbur njerëzit e tyre e dinë që mbase ka pasur edhe gabime politike, edhe vrasje politike ose konflikte, është fat që ne mes të subjekteve politike kryesore të asaj kohe, jo vetëm të dy subjekteve kryesore por edhe të tjera ka pasur antagonizma, por nuk ka pasur as konflikt që të shkojë deri në atë masë”, ka deklaruar Baraliu.
Sipas Baraliut ky është rasti i parë në botë ku gjykohet viktimat.
Edhe
Kryeprokurorja e Speciales kërkon 180 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UÇK-së
“Ky është rasti i parë në botë, që një shtet, një lëvizje, një ushtri, një popull dhe krerët e këtij populli dhe të kësaj lëvizjeje e të kësaj ushtrie kanë qenë në mbrojtje të venit të vet, të vihen para drejtësisë”, ka theksuar Baraliu.
Ai ka thënë se në Speciale të gjitha palët duhet të trajtohen si të barabarta.
Baraliu, profesor i çështjeve juridike, ka deklaruar se barrën e provës në rastin ku po gjykohen ish krerët e UÇK-së, e ka Prokuroria. Ai ka thënë se ata do të duhej të ishin shumë më të përgatitur, më serioz dhe më korrekt.
“Është mëkat e indinjatë që të kapen në kontekst dy vargje, një varg i shkruar në një koncept letre dhe të merret ajo si provë ... sikur nuk kanë diçka tjetër, ku janë dokumentet e tjera, kanë thënë se kanë rreth një milionë dokumente, si është e mundur që të konsiderohet se ka qenë pjesë e një ndërmarrje kriminale një njeri që ka qenë zëdhënës ose pëson administrativ”, ka thënë Baraliu.
Ai në “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, duhet të specifikohet përgjegjësia e secilit dhe ndërlidhja e tij më ndërmarrjen.
Baraliu ka theksuar se aktakuza në disa raste ka dal jashtë kornizave ligjore.
Edhe
Specialja refuzon disa prova të propozuara nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së
“Aktakuza ka dalë jashtë kornizave ligjore, jo vetëm në një rast ... e përmendin Adem Jasharin, ai verimet e tij patriotike i ka bërë në 90-91, e përmendin këta në aktakuzë që prej 1998-s del 8 vjet shkon përpara, nuk e ka atë mandat, kjo ose është pavetëdije, ose është mosdije, ose është e qëllimshme”, ka deklaruar Bajraliu, duke mos përjashto mundësinë që të ketë një inxhiniering.
Ai ka thënë se çdo gjë që ka thënë Prokuroria është floskulë retorike dhe jo argument juridik e procedural. Sipas Baraliut është mirë që mbrojtja e të akuzuarve të jetë racionale dhe gjerat t’i thonë në mënyrë kategorike.