Banorët e disa fshatrave të komunës së Shtërpcës, për gjysmë ore kanë bllokuar rrugën regjionale Kaçanik-Shtërpcë, me arsyetim se ministria e Infrastrukturës prej 2018-s po e zvarritë projektin e rrugës Bajnicë deri në Drekoc.
Rruga është bllokuar pikërisht në fshatin Brod te "Ura e Haxhisë", raporton KOHA.
Bektesh Bajrami, banor, ka thënë se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen nëse ministria e Infrastrukturës nuk i shqyrton kërkesat e banorëve për vazhdimin e punimeve.
"Kemi bërë kërkesa e ankesa por deri tash nuk kemi marrë pergjigje për ta kuptuar pse janë ndërprerë punimet", ka thënë midis të tjerash ai.
{gallery}
-
Degradohet rruga Kaçanik - Shtërpcë- Brezovicë, qytetarët kërkojnë nga MI-ja vazhdimin e punimeve
-
Banorët e Firajës dhe Brodit ankohen për dëmtim të rrugës nga automjetet e rënda
-
Opozita e qytetarët në Shtërpcë ankohen për zvarritjen e disa projekteve rrugore
-
Opozita e qytetarët në Shtërpcë ankohen për zvarritjen e disa projekteve rrugore
-
Ministria e Infrastrukturës: Rrugët e bllokuara janë pastruar, ekipet mbeten në gatishmëri