Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e “Rexhep Lucit” në kryeqytet më kot përsërisin protestën për zhurmën nga kafeteritë

Foto: Koha

Banorët e rrugës “Rexhep Luci” në kryeqytetin e Kosovës sërish kanë protestuar kundër zhurmës që u shkaktojnë kafiteritë, të cilat përveç zhurmës kanë zënë edhe gjithë hapësirën tjetër të gjelbërimit, fatkeqësisht jo vetëm në këtë rrugë por edhe në rrugët e tjera të qendrës së kryeqytetit.

Përkundër premtimeve të komunarëve se do të vendoset rend e rregull situata është përkeqësuar dhe në rrethanat aktuale të fushatës parazgjedhore nuk pritet që ajo të ndryshojë pozitivisht.

Image