Banorët e lagjes “Qendra” në Prishtinë, kanë protestuar para ndërtesës së Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Ata thanë së e kanë të pamundur të pushojnë në banesat e tyre nga zhurma që u shkaktohet nga kafiteritë që janë në atë zonë, raporton KTV.
Banorët kërkojnë nga komuna, që të merren masa dhe të respektohet orari i punës që është i paraparë për këto kafiteri.
Protestuesit mbajtën një takim me nënkryetarët e Komunës së Prishtinës dhe me disa përfaqësues.
Ata thanë se kanë marrë premtime dhe kanë arritur që të bëjnë një marrëveshje.
Ndryshe, banorët e kësaj zone nuk po ankohen për herë të parë dhe mbështetje deri tani kanë marrë vetëm nga Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Banorët e lagjes ‘Qendra’ në kryeqytet protestojnë kundër zhurmës së kafiterive
-
Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë sërish kundër çmimeve të parkingut
-
Banorët e lagjes “Qendra” në Prishtinë protestojnë kundër zhurmës së kafiterive
-
Banorët e zonës “Qendra” në kryeqytet akuzojnë kafiteritë për zhurmë
-
Banorët e “Rexhep Lucit” protestojnë kundër zhurmës nga lokalet