Banorët e lagjes “Qendra”, për të dytën herë po protestojnë për të shprehur pakënaqësitë e tyre për parkingjet e stërngarkuara dhe shërbimet komunale.
Me dhjetëra banorë të rrugës “Rexhep Luci”, në Prishtinë të premten kanë kërkuar që kjo hapësirë mos të shfrytëzohet për parking publik, meqë sipas tyre kjo zonë është kthyer në katrahurë.
Ndër të tjera, kanë shprehur shqetësimin për zhurmën që shkaktojnë kafiteritë gjatë tërë natës. Ata kanë kërkuar që të mbahet një mbledhje me banorët dhe të gjendet një zgjidhje, meqë sipas tyre kryetari Shpend Ahmeti nuk po bën një gjë e tillë.
Banorët rezidentë të kësaj lagje thonë se në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre do të vazhdojnë me protesta, madje sipas tyre nëse do të jetë nevoja edhe do eskalojnë me këto protesta./KosovaPress
-
Banorë të Qendrës kërkojnë heqjen e “Prishtina Parkingun” dhe vendosjen e një laure
-
Banorët e zonës “Qendër” kërkojnë të ndalohet tarifimi nga Prishtina Parking deri në ndërrimin e qeverisë lokale
-
Banorët e lagjes “Qendra” në Prishtinë protestojnë kundër zhurmës së kafiterive
-
Banorët e zonës “Qendra” në kryeqytet akuzojnë kafiteritë për zhurmë
-
Banorët e “Rexhep Lucit” protestojnë kundër zhurmës nga lokalet