Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Mramorit të Prishtinës ndihen të diskriminuar nga komuna

Banorët e lagjes “Halitaj” në Mramor të Prishtinës, prej shumë kohësh përballen me baltën që krijohet nga të reshurat.

Ata ndihen të diskriminuar nga komuna, e cila thonë se nuk ua rregulloi vetëm rrugën e tyre, kur rindërtoi ato të lagjeve përreth.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas banorëve, komuna ka premtuar që rregullimi i rrugës do të bëhej në pranverën e vitit të kaluar, mirëpo kjo nuk ka ndodhur akoma.

Lindon Gashi thotë se komuna ia largoi edhe zhavorrin që e ka siguruar me mjete vetjake për ta larguar sado pak baltën.

Mosrregullimi i rrugës, sipas banorëve, po ndikon në migrimin e bashkëfshatarëve të tyre.

Komuna është kritikuar edhe për mosvendosjen e gypave për ujërat atmosferikë, kur ka rregulluar një pjesë të rrugës.

Një nga banorët e kësaj lagjeje thotë se e di arsyen pse rruga nuk po u rregullohet, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme.

Në komunë thonë se sivjet kjo rrugë do të shtrohet vetëm me zhavorr, ndërsa rregullimi i plotë i saj do të bëhet pas 2019-ës.

Rrugët tjera të kësaj lagjeje, komuna i ka shtruar me kubëza.