Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka thënë se analizat e para të ujit të bëra në fshatin Henc në Fushë-Kosovë, pas ankesave të qytetarëve, nuk kanë vënë re ndonjë baktere apo erë të keqe.
Sidoqoftë, KRU “Prishtina” ka thënë se tashmë uji është ndërprerë për shkaqe sigurie e se ekipet janë në terren për identifikim të vatrës së kundërmimit.
Dyshimet janë se ndonjë nga puset private po e fut ujin në sistemin e shpërndarjes. Sipas Ujësjellësit, mungesa e ujit do të vazhdojë deri në identifikim të kësaj vatre.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna kërkon nga banorët e Hencit të mos e përdorin ujin e puseve
-
Identifikohet vatra e kundërmimit të ujit në fshatin Henc
-
Një objekt banesor në Fushë-Kosovë mbetet pa ujë të pijshëm
-
Fshatrat Sllatinë dhe Henc mbesin pa ujë të dielën
-
Shembja e dheut kufizon furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra të Shtimes