Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar pas vizitës së ekipit të përbërë nga drejtoria teknike e KRU "Prishtina" sh.a. së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe departamentin për kualitetin e ujit - laboratori i KRU "Prishtina", në shoqërim të stafit të NJOU Fushë Kosovë, është identifikuar vatra prej ku kishte depërtuar uji nga pusi privat në sistemin e shpërndarjes në rrugën " Avdyl Henci" .
“Vatra prej ku është vërtetuar se uji ka hyrë nga pusi privat në sistemin e shpërndarjes gjendet në rrugën "Abdyl Henci", rrugica "Ara e Madhe" në fshatin Henc. Për fat të keq, si pasojë e mos kujdesit të banorëve në instalime jo adekuate të sistemeve të tyre private, ka raste kur paraqiten rreziqe të tilla, mirëpo falë intervenimit të shpejt e profesional të KRU" Prishtina" nën monitorimin e IKSHPK - sektori i ujit për pije, kemi arritur të lokalizojmë shpejt dhe të zgjidhim këtë problematikë”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.
-
Komuna kërkon nga banorët e Hencit të mos e përdorin ujin e puseve
-
Banorët e Hencit ankohen për ujin e pijes, dyshohet se ndonjë nga puset private fut ujin në sistem
-
Lladrovci paralajmëron hapa ligjorë ndaj KRU “Prishtina”
-
IKSHPK-ja tregon se në cilat rajone uji është i pijshëm e në cilat jo
-
Priten probleme me ujin e pijshëm për shkak të reshjeve