Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fshatrat Sllatinë dhe Henc mbesin pa ujë të dielën

Fshatrat Sllatinë dhe Henc do të mbesin pa ujë të dielën, përgjatë tërë ditës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se kjo ndërprerje e furnizimit me ujë për këto dy fshatra vjen si pasojë e një defekti në gypin e ujit në fshatin Henc.

Tutje në njoftim thuhet se prej pamundësisë teknike të sanimit të këtij defekti të dielën, furnizimi me ujë për banorët do të rikthehet të hënën.

“Si shkak i një defekti në gypin e ujit dhe pamundësisë teknike të sanimit të tij ditën e sotme, në fshatin Henc, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për fshatin Sllatinë dhe Henc.
Furnizimi me ujë rikthehet ditën e nesërme, pas sanimit të defektit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.