Banorët e Hades dhe Forumi për Iniciativa Qytetare organizojnë sot protestën si reagim i banorëve të Hades ndaj rrënimit të disa themeleve të shtëpive për të cilat Inspektorati i MMPH-së ka vlerësuar se janë ndërtuar pa leje, transmeton Koha.net.
Protesta do të mbahet para Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, duke filluar nga ora 13:00.
“Banorët e Hades dhe Forumi për Iniciativa Qytetare organizojnë protestën si reagim i banorëve të Hades, familjet e të cilëve për vite me radhe, që nga 2004-ta kur ka filluar zhvendosja e dhunshme, ballafaqohen me shkeljen e të drejtave të tyre, kushtet më të rënda mjedisore ekonomike, që po rrezikojnë edhe jetët e familjeve të tyre”, thuhet në njoftimin për media.
Në një aksion të përbashkët me Komunën e Obiliqit dhe Policinë e Kosovës, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit rreth një javë më parë rrënoi disa themele me gjithë revoltën dhe konfrontimin me banorët e këtij fshati.
-
Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin, paralajmëron aksione në Badovc e Batllavë
-
Zjarri në deponinë e Sferkës nuk shuhet as pas të reshurave
-
Zjarri në Deponinë e Sferkës, një protestues dërgohet në Emergjencë
-
Ministria e Mjedisit paditet për vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet në Deçan
-
Qytetarët e Rugovës protestojnë kundër vendimit që ndalon ndërtimin në park