Ashtu si kishin paralajmëruar banorë të Hades, komuna e Obiliqit, sot kanë filluar protestën para Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, raporton KTV.
Ata, para MMPH-së kanë ardhur edhe mjete bujqësore, traktorë etj, ndërsa protestuesit po mbajnë parullat “13 vjet izolim dhe varfri të skajshme”, etj.
Bashkë me të rriturit në protestë janë edhe fëmijë të cilët kundërshtojnë mësimin në klasë të përbashkëta me nxënës më të rritur.
Një javë më parë, në komunën e Obiliqit, Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit rrënoi shtëpi të këtyre banorëve për të cilat thuhet të jenë ndërtuar pa leje në vendin ku është planifikuar të bëhet mihja sipërfaqësore për nxjerrjen e thëngjillit.
Rreth këtij rasti sot sërish është deklaruar Ministria e Mjedisit e cila ka thënë se “është ndërmarrë hapi i përbashkët mes komunës, MMPH-së dhe policisë së Kosovës, në ndalimin e ndërtimeve te reja, të cilat pas inspektimit kanë rezultuar si ilegale dhe të papajisura me leje. Kjo nuk nënkupton se qytetarët janë të privuar nga ushtrimi i të drejtave të tyre si për shpronësimet, ndërtimet që kanë nevojë, por për të gjitha duhet ndjekur rruga institucionale dhe ligjore.
Të gjithë shkelësit e ligjit, qoftë në të kaluarën, të sotmen apo edhe të ardhmen do të përballen me sanksionet ligjore”.
Edhe
Banorët e Hades sot protestojnë para MMPH-së
Ndërkohë, KTV merr vesh se përfaqësues të banorëve të Hades janë në takim me zyrtarë të MMPH-së.
{gallery}
Banorët e Hades protestojnë me mjete bujqësore... by kohanet