Inspektorë të komunës së Obiliqit dhe ata të Ministrisë së Mjedisit, me mbështetje të forcave të policisë, kanë rrënuar themelet e disa shtëpive në fshatin Hade, raporton KTV.
Banorët e kanë kundërshtuar një hap të tillë, duke thënë se shteti atyre nuk u ka krijuar kushte askund për t’u shpërngulur.
Madje, sipas tyre, ata nuk kanë pasur as vendim për ndërtim e as për ndalim të ndërtimeve. Mirëpo, zyrtarë të ministrisë kanë thënë se këto themele janë ndërtuar pa leje në zonë të veçantë. Ata kanë thënë se aksioni për rrënimin e shtëpive do të vazhdojë edhe gjatë dy ditëve në vijim.

Artikuj të ngjashëm